AKTUALITET
Rama: Shqipëria merr stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian
Kryeministri Edi Rama mori pjesë një ditë më parë në Budapest, Hungari, në takimin e pestë të Komunitetit politik Europian, së bashku me 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Europa.
Liderët pjesëmarrës diskutuan mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Europa, në seancën plenare, e cila u pasua nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.
Kryeministri Rama ndau foto nga takimet e mbajtura, teksa vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025.
“Fotoalbumi i një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025”, u shpreh Rama.