AKTUALITET

Telefoni i gruas së Ervis Berberit “ndihmoi” SPAK për të vënë nën hetim Benet Becin, u zbuluan komunikime për shitblerjen e energjisë


Telefoni që iu sekuestrua bashkëshortes së Evis Berberit, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, i cili u arrestua nën dyshimet për korrupsion, i hapi telashe me drejtësinë, kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, që tashmë është vënë zyrtarisht person nën hetim.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjatë hetimeve për Berberin, SPAK ushtroi kontroll në bankën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor dhe sekuestroi celularin e tij dhe të bashkëshortes, që u zbërthyen më pas nga hetuesit e BKH-së.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Burimet bëjnë me dije se bashkëshortja e Berberit ka qenë zyrtare e Korporatës Elektroenergjetike shqiptare dhe në celularin e saj janë zbuluar komunikimeve me Benet Becin, atëkohë drejtues i Korporatës, që lidheshin me disa kontrata për shitblerjen e energjisë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pas sigurimit të këtyre të dhënave, SPAK thirri në pyetje dhe më pas i komunikoi kryebashkiakut se është nën hetim, ndërsa janë marrë dëshmitë e dhjetëra zyrtarëve e ish-zyrtarëve të KESH.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Burimet thonë se veç Benet Becit nën hetim janë dhe persona të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

KESH në jo pak raste është vënë në qendër të akuzave për çmime apo kontrata abuzive për shitblerjen e energjisë. Hetimi pritet të hedhë dritë mbi implikimin e zyrtarëve, por edhe dëmin që mund t’i jetë shkaktuar buxhetit të shtetit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button