Futet në “41 biss” ish-komandoja, e “fundos” telefoni që iu gjet në qeli..
Zbardhen arsyet që çuan në izolimin e ashpër ‘41 biss’ për 1 vit, ish-komandon e ushtrisë Neim Avdulaj.
Euronews Albania mëson se disa muaj më parë gjatë një kontrolli në qelinë e tij, policia e burgjeve ka gjetur një aparat celular me të cilin sipas relacionit që ka bindur edhe SPAK, ky i dënuar mbante kontakte me personazhe të botës së krimit.
Aktualisht në regjimin e veçuar 41 biss mbahen 8 të dënuar ndërsa për rreth 20 të tjerë janë bërë propozimet për tu izoluar, pas informacioneve të grumbulluara nga inteligjenca e burgjeve.
Avdulaj është dënuar me 17 vite e 4 muaj burgim si pjesë e një grupi kriminal që grabisnin automjetet e transportimit të parave të bankave.
Në atë kohë si bashkëpunëtor i tij gjatë operacionit të koduar “Patriot” u arrestua dhe ish-komando tjetër Ditjon Memlika.