AKTUALITET

Bagëti të pavaksinuara/ Në Lushnjë dhe Divjakë nuk është kryer procesi kundër brucelozës nga strukturat shtetërore


Vaksinimi i të imtave dhe gjedhëve në Lushnjë dhe Divjakë nuk është kryer ende nga strukturat shtetërore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Blegtorët në momentin kur sëmundjet prekin tufat i blejnë vetë vaksinat, që ka sipas tyre rrit shpenzimet financiare. Ata thonë se edhe në rastet kur kanë kërkuar ndihmë nga drejtoria e veterinarisë për të vaksinuar apo për të bërë ndonjë kontroll për gjedhët, veterinerët nuk kanë ardhur.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Përgjegjësja e sektorit të veterinerëve në Lushnjë, Safigje Sina, e pyetur për rastin nuk pranon të intervistohet, por informon se vaksina kundër brucelozës nuk është bërë në tufat e gjedhëve. Sipas saj së shpejti do të nisin kontrollet në terren për të identifikuar nëse ka vatra infeksionesh apo jo.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button