AKTUALITET

Mas*kra e Dobraçit me 4 viktima/ SPAK merr në dorë çështjen, dyshohet se u krye nga një grup kriminal


Masakra e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës do të hetohet nga SPAK. Mësohet se prokuroria e posaçme ka shpallur mos kompetencën për ngjarjen ku mbetën të vrarë katër viktima.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nga sulmi me breshëri automatiku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Për shkak se mjeti I tyre devijoi nga rruga, goditi motorin me të cilin po lëvizte çifti Flutura e Bashkim Basha që po ashtu humbën jetën nga dëmtimet e marra.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të paktën 38 gëzhoja u gjetën në vendngjarje ndërsa mes agresorëve dhe viktimave u shkëmbye zjarr.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gjatë hetimeve u gjet një makinë e djegur që dyshohet se u përdor nga autorët, të dyshuar gjashtë, dhe 3 automatikë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjithashtu në makinën  ku ishin Lici e Bushati u gjetën pistoleta dhe një karikator i zbrazur. Verifikimet nisën dhe për dyshimet se me ta ishte dhe një person i tretë.

Për shkak se të dhënat flisnin se ai ishte I plagosur kontrollet u zhvilluan në disa klinika, por pa gjetur gjurmë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Dyshimet janë për hakmarrje mes grupeve rivale e për këtë u morën në pyetje mbi 20 persona por pa ngritur dyshime mbi porositësit, pasi dyshohet se agresorët ishin vrasës me pagesë.

Për shkak se prokuroria e Shkodrës ka gjetur të dhëna se ngjarja ka të bëjë me grupe të organizuara kriminale, u shpall dhe mos kompetenca duke ia kaluar dosjen e plotë SPAK.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button