Ilir Beqaj rikthehet në Kuvend, por me pranga në duar, ish-ministri do të dëshmojë në Komisionin Hetimor
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është thirrur sot për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi në lidhje me rolin e tij në koncesionin e Sterilizimit.
Ai është paraqitur i rrethuar nga forca të shumta sigurie dhe me pranga në duar teksa ka ngjitur shkallët e godinës së Kryesisë së Kuvendit.
Beqaj ndodhet pas hekurave i akuzuar për shpërdorim të fondeve të SASPAC dhe gjithashtu nën hetim me masë “detyrim paraqitje” për koncesionin e Sterilizimit.
Ditën e djeshme në këtë komision ka dëshmuar biznesmeni Ilir Rrapaj, gjithashtu i arrestuar për koncensionin e Sterilizimit.
Thirrja e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, si më poshtë:
Ora 10.00
Ilir Beqaj
Ora 17.00
Admir Daca
Ora 18.00
Altin Fani
Umbro Stalccini
Elisabetta Anzanello