AKTUALITETSTAR CHANNEL
VLORË / Banorët rrethojnë shtëpitë dhe bizneset me thasë rëre nga frika e përmbytjeve
Qytetarët e Vlorës kanë marrë masa pas parashikimeve se vendi mund të përballet me reshje të shumta shiu që do të shkaktojnë përmbytje.
Vetëm pak ditë pasi qyteti bregdetar u përball me përmbytje masive, rrugë të mbushura me ujin që depërtoi në katet e para dhe të nëndheshme të pallateve dhe bizneseve, vlonjatët duket se i kanë paraprirë kësaj situate.
Këtë herë shumë biznese kanë vendosur thasë të mbushur me rërë në hyrjet e tyre, në tentativë për të mbajtur ujin larg, pamje që të sjellin ndërmend përgatitjet e qyteteve amerikane nga uraganët sezonalë.
Kujtojmë se nga përmbytjet e para pak ditëve më parë, u raportuan dëme të shumta, ndërsa qytetarët shprehen se ende nuk janë dëmshpërblyer.