AKTUALITETSTAR CHANNEL

I pandehur për “Shpërdorim detyre”/ Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca paraqitet në SPAK


Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Deputeti i PS është marrë i pandehur nga SPAK më 25 tetor, në lidhje me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndreca akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera.

Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button