KRONIKË
Operacioni antidrogë, banda kriminale dyshohet se ka trafikuar sasi të madhe kokaine, dyshime për laborator edhe në Qerekë të Fushë-Krujës
Detaje te reja dalin nga operacioni antidrogë qe po zhvillohet në Tiranë.
Raportohet se banda kriminale dyshohet se ka trafikuar sasi të madhe kokaine, dyshime për laborator droge edhe në Qerekë të Fushë Krujës.
Mbremjen e sotme është zbuluar një laborator kokaine në Kavajë dhe janë kontrolluar dhjetëra banesa në Tiranë, kryesisht tek kodra e Diellit.
Deri ne këto momente jane arrestuar disa persona, por ende nuk janë bërë të ditur emrat e tyre.
Prokurori qe ka hetuar rastin është zv/drejtuesi i SPAK, Adnand Xholi i cili është koordinuar dhe me autoritet Spanjolle, pasi grupi i shqiptarëve vepronte dhe në disa zona të Spanjës.