Shpërthim në një studio muzikore në Kamëz, policia jep detajet e para
Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30, një shpërthim ka ndodhur në një godinë të përshtatur si studio muzikore në Kamëz në rrugën Arben Broci.
“Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike”, njoftoi Policia.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Si pasojë e shpërthimt, ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.