Skënder Hitaj merr detyrën si Drejtori i ri i Policisë Fier, u prezantuan nga Hoxha e Proda.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier është emëruar Skënder Hitaj si Drejtor i ri, një nga kandidatët kryesorë edhe për postin e Drejtorit të Përgjithshëm. Ministri i Brendshëm, gjatë prezantimit, theksoi rëndësinë e këtij emërimi për një qark me rëndësi strategjike për ekonominë kombëtare, duke përfshirë bujqësinë, industrinë dhe energjinë e rinovueshme.
Ministri kërkoi si prioritet forcimin e bashkëpunimit mes policisë, komunitetit lokal, institucioneve vendore dhe biznesit, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët. Ai nënvizoi se modeli i bashkëpunimit efektiv i aplikuar në Elbasan duhet të shtrihet në të gjitha rajonet e vendit.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Kryetari i Bashkisë së Fierit, Prefekti i Qarkut dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale. Ky ndryshim në drejtim vjen si pjesë e strategjisë për rritjen e efikasitetit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në qarkun Fier.