KRONIKËSTAR CHANNEL

Lëkurët e kafshëve ku tretej kokaina, futeshin në magazinën e marrë me qera në Mullet. Dhjetë të arrestuarit e SPAK dalin nesër para gjykatës


Magazina e një subjekti privat që ndodhet në zonën e Mulletit, rezulton të jetë marë me qëra nga njëri prej personave të arrestuar nga SPAK.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fillimisht, informacionet nga policia kriminale kanë mbëritur në SPAK, se pikërisht kjo magazinë përdorej si depo grumbullimi të lëkurëve të kafshëve dhe rishtazi me të ishte ndërtuar dhe një laborator kokaine.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mbi bazën e këtyre informacioneve, zv/drejtuesi i SPAK Adnand Xholi duke u shtyrë dhe nga prova të tjera të mbledhura për këtë rast, ka nxjerë urdhërat e ndalimit për 10 persona, përfshirë dhe kontrollet e banesave të tyre dhe disa ambjenteve të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pikërisht në këtë magazinë grumbulloheshin lëkurët e kafshëve, në të cilat ishte tretur lëndë narkotike kokainë, ku përmes procesit kimik që kryhej nga dy shtetas Venezuelianë dhe një Kolumbian, mundësohet të nxirej në cilësi të mirë, lënda narkotike.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Të dhjetë personat si Geis Fejsullai, Klajdi Birçe, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi, Hiëlen Narvaez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano, janë arrestuar në kushtet e flagrancës duke nxjerë prokurori menjëherë urdhërat e ndalimit.

Ndërkohë pritet që ditën e nesërme në orën 09:30 të dhjetë personat të dalin nesër para gjykatës së Posaçme, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë SPAK.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Grupi kishte arritur të ngrinte logjistikën e duhur për përpunimin e kokainës në laburatorë të posaçëm, të ndërtuar në një vilë me vendodhje brenda rezidencës “Kodra e Diellit” dhe një shtëpi në fshatin Qerekë afër Rinasit.

Hetimet ndaj këtij rasti vijojnë, pasi persona të tjerë po verifikohen nga SPAK, si të dyshuar në aktivitetin kriminal të trafikut dhe tregtisë së kokainës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button