Gratë artizane të Fierit shesin punimet e thurura në shtizë në lulishten e qytetit: Pensioni s’na mjafton, dalim në shi e në diell për të shitur
Në Fier, një treg i improvizuar është ngritur për të shitur punimet e dorës të grave të qytetit, të cilat thurin me shtiza papuçe e triko, me motive tradicionale. Ato thonë se pensioni është i pamjaftueshëm dhe për këtë arsye qëndrojnë me orë të tëra në lulishten pranë xhamisë, me shpresën për të shitur këto punime. Bëhen gati 50 gra në këtë vend
Në Fier, një treg i improvizuar është ngritur për të shitur punimet e dorës të grave të qytetit, të cilat thurin me shtiza papuçe e triko, me motive tradicionale. Ato thonë se pensioni është i pamjaftueshëm dhe për këtë arsye qëndrojnë me orë të tëra në lulishten pranë xhamisë, me shpresën për të shitur këto punime.
Kjo pamje haset çdo ditë në pranë lulishtes në Xhaminë e qytetit të Fierit. Një treg i improvizuar, ku gra të qytetit të Fierit, shesin punimet e tyre artizanale.
Vasilika dhe Vojsava janë vetëm dy prej tyre, për orë të tëra çdo ditë qëndrojë pranë lulishtes për të shitur punimet e tyre, papuçe e triko, me motive tradicionale e kombëtare, të kërkuara sidomos gjatë dimrit nga qytetarët, por dhe emigrantët që kthehen në prag të festave të nëntorit apo ato të fundvitit.
“Jam një punonjëse që merrem me punimin e leshit. Kam punuar dhe në tezgjah para 20 vitesh, duke prodhuar qilima. Kam punuar dhe rrugica. Por tani siç e shikoni jam shkëputur dhe jam ulur këtu dhe punoj me shtiza”, thotë Brahushi.
Kurse Vojsava Muka shprehet:
“Kam 20 vjet qe punoj punëdore. Më shumë sesa pasioni, kushtet e vështira ekonomike imponojnë punimet e tyre. Ato thonë se pensioni nuk u mjafton për të përballuar jetesën dhe shitja e këtyre punimeve është shpresë për të fituar të holla”.
Vasilika shton se:
“Pensioni është shumë i ulët dhe nuk e përballojmë dot, me hallet që kemi, prandaj dhe dalim këtu për te shitur. Jetesa nuk pՃrballohet dot me pension. Kjo katër mijë lek që na shtuan s’na del. Çfarë do bësh me ato! Nuk na del as për kafen! Jemi këtu çdo ditë në shi, breshër duke shitur punët e dorës. Vendosim një çadër aty dhe presim klientët. Rrimë deri në orën 12 dhe largohemi në shtëpi. Puna jonë është e bukur dhe artistike, por s’kanë lekë njerëzit për t’i blerë. Kemi shumë punime, se ne punojmë edhe në shtëpi edhe këtu ku presim klientët”.
Dëshmia e saj mbështetet edhe nga Vojsava Muka:
“Nuk ushqehemi dot me pension se e kemi shumë të ulët. Na ndihmojnë fëmijët që kemi në emigrim për të blerë materialin, se është i shtrenjtë. Ndonjëherë dalim me fitim nga shitjet ndonjëherë jo. Psh. tani ka 15 ditë që kanë rënë shitjet. Ky nuk është treg i mirëfilltë, por ndihmohemi nga bashkia…”.
Vasilika dhe Vojsava thonë se janë rreth 50 gra që shesin produktet e tyre në këtë treg të improvizuar dhe pothuajse dalin çdo ditë në kërkim të të ardhurave shtesë për të mbajtur familjet.
Kristaq Thano – Report Tv