AKTUALITETSTAR CHANNEL
“Me lule në duar dhe lot në sy, nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Fan Noli” pas vrasjes së 14-vjeçarit”
Dita e sotme është ditë zie për familjen Cani, shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” por edhe për të gjithë shoqërinë shqiptare pasi 14-vjeçari Martin Cani nuk ulet më në bankat e shkollës si gjithë bashkëmoshatarët e tij.
I mituri, futbollist i Dinamo U-15, u vra një ditë më parë me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, pak metra larg shkollës.
Për nxënësit e kësaj shkolle mësimi sot ka filluar ndryshe. Ata nuk janë reshtuar para oborrit si çdo ditë tjetër, por kanë blerë lule e qirinj për të vendosur në bankën ku shoku i tyre ulej dhe në vendin ku u vra me thikë.
Me lot në sy dhe buqetat me lule ata kanë kaluar pragun e shkollës kokëulur, ndërsa mësueset të gjitha të veshura me të zeza i kanë shoqëruar deri brenda.