AKTUALITETSTAR CHANNEL

Nuk ka liri për Presidentin, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës, nuk ndryshon masa as ndaj Kryemadhit


Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-Presidentit Ilir Metës. Po ashtu, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mos ndryshojë masën e detyrimit me paraqitje as ndaj deputetes Monika Kryemadhi

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

VENDIMI

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më datë 19.11.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim I.M. dhe M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”,që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

– Miratimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 130, datë 23.10.2024 të së njëjtës gjykatë, për pjesën e ankimuar nga personat nën hetim I.M. dhe J.K.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button