KRONIKËSTAR CHANNEL
Vlorë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Border” – Tre persona në pranga për trafikim emigrantësh
DVP Vlorë ka përfunduar me sukses operacionin “Border”, duke arrestuar tre shtetas të përfshirë në trafikimin e paligjshëm të emigrantëve.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin B. P., 24 vjeç, banues në Krujë, në aksin rrugor “Sarandë-Qeparo”, teksa transportonte 5 emigrantë iranianë që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.
Në pranga ranë gjithashtu dy vëllezër, A. B., 29 vjeç dhe A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë. Ata lëviznin me një automjet tjetër, përpara mjetit që drejtohej nga B. P., me qëllim shmangien e kontrolleve policore.
Policia sekuestroi dy automjete dhe gjashtë celularë si prova materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme procedurale.