KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në fshatin Petovë, Fier: Drejtuesi i motomjetit në rrezik për jetën niset drejt Spitalit të traumës në Tiranë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Petovë, Fier, ku një automjet, i drejtuar nga shtetasi M. P., 43 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi Z. Xh., 64 vjeç.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Burime nga vendngjarja raportojnë se i plagosuri ka humbur shumë gjak dhe ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa mjekët po përpiqen ta mbajnë në jetë gjatë transportit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin M. P., për marrjen e dëshmisë dhe kryerjen e procedurave të mëtejshme ligjore. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ky aksident vjen si një tjetër apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve në rrugë, veçanërisht në akse rurale me qarkullim të shtuar. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button