Fëmijët pa kontroll online, eksperti i policisë: Prindërit në mbi 90% të rasteve nuk dinë fjalëkalimin e celularëve
Shumica e prindërve nuk kanë dijeni për aktivitetin e fëmijëve të tyre në rrjetet sociale, dhe mbi 90% nuk u dinë as fjalëkalimet e celularëve, sipas Policisë së Shtetit.
TikTok dhe Snapchat veçohen si platformat më problematike, duke nxitur dhunë dhe bullizëm online, që shpesh kanë përfunduar me pasoja tragjike, si vrasja e një nxënësi 14-vjeçar.
Kryeministri Rama ka propozuar kufizime ose mbylljen e këtyre rrjeteve, ndërsa ekspertët u bëjnë thirrje prindërve të jenë më të angazhuar dhe të komunikojnë më shumë me fëmijët për rreziqet e botës virtuale.
Pjesa më e madhe e prindërve nuk dinë pothuajse asgjë për aktivtetin e fëmijëve të tyre në rrjetet sociale ngrejnë alarmi ekspertët e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit
Mbi 90 % madje nuk u dinë e fjalëkalimet e celularëve, thekson Klodian Bilushi.
‘’Në 99% të rasteve të miturit që kanë ardhur dhe që sigurisht shoqërohen me prindërit, me punonjësin social, me psikolog, prindëri nuk kanë pasur dijeni se çfarë ka bërë fëmija i tyre dhe në 99% të rasteve prindërit nuk dinë as fjalëkalimin e telefonit’’.
Kërcënimet dhe bullizmi online janë dy nga fenomenet me shqetesuese ku janë të përffshirë kryesiosht adoleshentët.
Në vazhdimësi kanë prodhuar konflikte deri në tragjedi.
TIK TOK dhe SNAP CHAT vlerësohen rrjetet më problematike, për shkak të mungesës së filtrave.
Fëmijët lundrojnë ose janë krijues të përmbajtjeve të ndryshme deri tek ato fyese, denigruese dhe nxitëse të akteve të dhunës, sic ndodhi edhe pas vrasjes së nxënësit 14 vjecar te Fan Noli.
Sektorit i Krimit Kibernetik, ka sfidën e vështirë për monitoruar krimet online edhe të fëmijëve.
‘’Monitorjmë në mënyrë të vazhueshme rrjetet sociale’’.
Sa i përket idesë së Kryeministrit Edi Rama për kufizimet ose mbylljen e plotë të TIK TOK dhe Snap Chat, policia e shtetit nuk ka një parashikim për rezultatin që mund të japë.
‘’Ajo është një çështje që nuk na takon vetem neve të vendosim’’.
Kryeministri Rama lajmëropi nisjen e n jë disktuimi për kufizimin ose mbyllnjen e plotë të TIK TOK e SNANP CHAT, për nxitje të dhunës, ndërsa ekspertët u kërkojnë prindërve të tregohen më të kujdesshëm dhe të komunikojnë më fëmijët për rreziqet në rrjetet sociale