KRONIKËSTAR CHANNEL

“E ka bërë pa vetëdije”/ Dyshohet se u abuzua sek*ualisht nga i ati, 13-vjeçarja mohon rastin: Denoncimin mund ta kanë bërë komshinjtë…Jam e lëvizshme


13-vjeçarja e cila dyshohet se u dhunua dhe abuzua seksualisht nga babai i saj, 53-vjeçari me inicialet G. Z., në Kurbin ka pohuar se është dhunuar nga babai, por jo që është abuzuar seksualisht. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, e mitura ka thënë se denoncimi mund të jetë bërë nga njerëz që kanë inat familjes e saj. Gjithashtu ajo tha se me babain kanë marrëdhënie si vëllezër, shokë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Babi ka pasur shumë dhimbje koke, stres. E ka bërë pa vetëdije besoj. Unë jam dakord që të më bërtiste, por jo të më rrihte. Babin e dua shumë dhe së shpejti pres të vijë në shtëpi. Për tre ditë që më keni lënë rrugëve, unë normal do tregoj të vërtetën, nuk kam si e mbroj babin kur është diçka e gabuar, e mbroj pasi nuk është e drejtë që të shpik këto gjëra. Denoncimin mund ta kanë bërë komshinjtë, ata që na kanë inat. Mund ta kenë shkurtuar videon. Unë me babin jemi si vëllezër, si shokë. Unë jam shumë kokëfortë dhe nuk dëgjoj, ndaj… jam e lëvizshme”, tha 13-vjeçarja.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button