AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Fieri Web” siguron pamje të tjera të atentatit të ndodhur ndaj 27-vjeçarit, Klaudio Prendit, pak ditë më parë në zonën e Xhamllikut në Tiranë.


Nga pamjet, në një kënd tjetër, shihet se Prendi hipën i vetëm në automjetin e tij të parkuar, pasi doli nga një lokal i zonës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Brenda pak sekondave, afrohet automjeti tip “Audi A4” i autorëve, të cilët lëshojnë breshëri plumbash ndaj Prendit, duke i shkaktuar vdekjen.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia po zgjeruar pistat e hetimeve në lidhje me vrasjen e Prendit. Përveç borxheve dhe punës së babait Fran Prendi si gjyqtar, po verifikohet dhënia e parave me fajde dhe përfshirja në baste sportive.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Grupi i hetimit ka dyshime se disa persona që kanë fituar shuma të mëdha parash, 27-vjeçari nuk i ka likujduar. Gjithashtu edhe lidhje të dyshimta me aktivitete të tij jashtë vendit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Më parë, u raportua për një borxh prej 15 mijë eurosh. Madje ditët e fundit Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte. Babai, ish-gjyqtari Fran Prendi ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat. /FietiWeb.com

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button