KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë: 55 vjeçarja humb jetën në rrethana tragjike, dyshohet se është vetëhelmuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:41 në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku një grua 55-vjeçare, me inicialet V. L., është gjetur pa shenja jete në banesën e saj nga bashkëshorti. Sipas dyshimeve paraprake, viktima mund të ketë konsumuar fotoksinë në një gjendje të rënduar psikologjike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që mund të kenë çuar në këtë akt tragjik. Autoritetet pritet të japin informacione të mëtejshme në vijim.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Vlorë/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sot, rreth orës 14:41, është gjetur pa shenja jete nga bashkëshorti i saj, në banesën e tyre, në lagjen “Pavarësia”, shtetasja V. L., 55 vjeçe, e cila dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë.

Reklama në FieriWeb

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button