KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Kaninë: Zjarr në oborrin e një banese, shkrumbohen automjeti dhe motomjeti i pronarit

Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në fshatin Kaninë të Vlorës, një zjarr ka përfshirë oborrin e banesës së shtetasit Xh. K., duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Si pasojë e flakëve, janë djegur plotësisht një automjet tip “Opel” dhe një motomjet, të dyja në pronësi të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plotë të rastit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”
Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Related Articles

Back to top button