KRONIKË

Masa*ra me 4 viktima në Dobraç, arrestohet personi që vodhi ‘Range Roverin’ e përdorur nga autorët


Detaje të reja janë zbuluar nga masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 30 tetor.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Burime nga grupi hetimor thanë se dy javë më parë policia ka arrestuar në Shkodër personin që kishte vjedhur makinën tip “Range Rover Sport” në Durrës që u përdor nga autorët e krimit dhe u dogj pas vrasjes.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Arrestimi i tij është mbajtur i fshehtë nga grupi hetimor me pretendimin mund t’i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Autori i vjedhjes së makinës është marrë disa herë në pyetje për të treguar nëse ka dijeni për rrethanat e vrasjes në Dobraç, por në asnjë moment ka pranuar të japë deklarime.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Dëshmia e tij konsiderohet kyçe për policinë e Shkodrës dhe prokurorët e SPAK që po hetojnë çështjen.

Mjeti rezultoi të ishte vjedhur dhe denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Qyteti i Shkodrës u trondit pasditen e 30 tetorit 2024 nga një masakër në zonën e Dobraçit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan nga një makinë drejt makinës, tip Benz S-Class, ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati dhe një person i tretë.

Nga të shtënat makina që drejtohej nga Hamza Lici, 23 vjeç humbi kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonin dy qytetarë të pafajshëm, çifti Flutura dhe Bashkim Basha.

Flutura Basha humbi jetën në vendngjarje.

Ndërsa Arlind Bushati humbi jetën, po atë ditë pak orë më pas në spital.

Tre ditë më pas vdiq në spital edhe Bashkim Basha./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button