E rëndë në Fier: E moshuara bie nga kati i 7-të i pallatit në lagjen “Apollonia”, humb jetën në spital
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen Apollonia të Fierit, ku një grua ka rënë nga një pallat. Menjëherë pas incidentit, ajo u transportua në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gruaja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo ndonjë tjetër shkak.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 12:35, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i shtatë i një pallati, shtetasja S. D., 70 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.