KRONIKË

Fier: Arrestohet 57-vjeçari që përplasi për vdekje një grua në Autostradën Fier – Lushnjë dhe u largua nga vendi i aksidentit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka informuar për një zhvillim të ri në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, ku një grua humbi jetën për shkak të dëmtimeve të marra.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët e Policisë Rrugore kanë arrestuar shtetasin Sh. H., 57 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se ka përplasur me automjetin e tij shtetasen A. T., 61 vjeçe. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia ka mundur ta identifikojë dhe ta ndalojë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Materialet procedurale për këtë rast i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button