AKTUALITET

“Lëshoje dorën!”, Nallbati bllokon autobotin me ujë, përplaset me efektivin: Turp se është deputet


Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është përplasur me efektivët policinë, teksa ai qëndronte para autobotit me ujë, duke e bllokuar atë të lëvizte. Tirana është paralizuar që prej orës 17:00 këtë të martë prej protestës së opozitës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Demokratët ashtu si në protestën e 29 tetorit po vijojnë me të njëjtën strategji të mosbindjes civile, me bllokim rrugësh, bllokim aksesh apo nyjesh kryesore të qarkullimit në kryeqytet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Deputetët janë ndarë në disa grupe në pikat kyçe të Tiranës, si Bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Shumë prej qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me mjetet e tyre kanë ngelur të bllokuar prej më shumë se një ore tashmë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Protesta e opozitës nisi me tensione që në minutat e para, pasi policia kundërshtonte bllokimin e akseve në kryeqytet. Deputetët e opozitës nga ana tjetër kundërshtuan efektivët dhe u përplasën fizikisht me ta. Deri më tani ka disa të shoqëruar nga policia, ndërsa një person është lënduar nga uji me presion.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button