AKTUALITETSTAR CHANNEL
Akuzohet për pr*stitucion/I shpallur në kërkim, kapet 31-vjeçari shqiptar në Itali
Një 31-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga policia italiane është arrestuar këtë të mërkurë.
I riu, me banim në Romë ishte një emër mjaft i njohur për policinë, pasi ishte dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për krimet e shfrytëzimit dhe lehtësimit të prostitucionit, të kryera që në muajin mars.
Sipas medieve të huaja, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor kompetent, 31-vjeçarit i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.