AKTUALITETSTAR CHANNEL

Nuk asgjësuan rreth 1000 bimë narkotike, u gjetën në proces tharje, AMP pezullon nga detyra 6 punonjës policie në Shkodër


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra gjashtë punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.  Gjashtë punonjësve, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, po ashtu iu ndalohet dalja jashtë shtetit. Të pezulluarit nga detyra janë nënkomisarët Gjergj Mala e Ardian Baçina dhe inspektorët Faik Latifi, Kristjan Lokthi, Zef Doçi dhe Sokol Kroni.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nga hetimet disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia –Shkodër.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj 6 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

– Nënkomisar Ardian Baçina, me detyrë Ekspert kriminalist pranë DVP Shkodër.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

– Inspektor Sokol Kroni, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.

– Inspektor Zef Doçi, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

– Inspektor Kristjan Lokthi, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.

– Nënkomisar Gjergj Mala, i cili në kohën e kryerjes së veprës penale qenë me detyrë Shef i Stacionit Policor në Theth, dhe aktualisht Zv/Shef Seksioni/Specialist në Seksionin Special të Ndërhyrjes Taktike në Njësinë Speciale “RENEA”.

– Inspektor Faik Latifi, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia –Shkodër.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button