AKTUALITETSTAR CHANNEL

Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora: Ndiej të njëjtat emocione si gjyshi im në 1912-ën


Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ishte sot në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku u mbajt ceremonia e ngritjes së Flamurit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë, Nedin Vlora u takua dhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, me të cilin shkëmbeu dhe një bisedë të shkurtër.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për gazetarët, Vlora uroi festën e Pavarësisë, teksa theksoi se “ndjen të njëjtin emocion që ndjeu dhe gjyshi i tij në 1912”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ai uroi që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“112 vite, është si të ishte viti i parë për mua për emocionin që shikoj kur ngrihet flamuri, është njëlloj.

Është i njëjti emocion që përjetoi dhe gjyshi im në 1912. Do të doja të jepja një urim për Shqipërinë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

E kaluara është e kaluar, por të shohim para të ardhmen. Uroj që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë. Rroftë Shqipëria e shqiptarët!”, u shpreh Nedin Vlora.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button