AKTUALITETSTAR CHANNEL

Moti i keq në vend/ Policia apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve: Kujdes! Reduktoni shpejtësinë…

Moti i keq në të gjithë vendin me reshje të dendura shiu dhe dëbore ka shkaktuar probleme me qarkullimin rrugor në disa akse. 

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia e Shtetit ka rritur prezencën në akset rrugore urbane dhe rurale, teksa apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të madh në lëvizjet e tyre për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Përmes një postimi në faqen zyrtar, në Facebook, policia apelon për kujdes në lëvizje. Të respektohet sinjalistika rrugore, reduktimi i shpejtësisë, pajisja me zinxhirë apo goma dimërore dhe të ndiqen udhëzimet e shërbimeve policore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Njoftimi i plotë: 

Reklama në FieriWeb

Apel për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.

Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiudhe në disa zona malore me reshje dëbore .

Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut. Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Related Articles

Back to top button