Dimal: Arrestohen babë e bir për plagosje me thikë dhe kosore gjatë një konflikti mes fqinjëve

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë dy persona, babë e bir, të dyshuar për plagosjen e tre fqinjëve të tyre gjatë një konflikti në fshatin Goriçan, Dimal.
Të arrestuarit:
• B. Xh., 65 vjeç, i dënuar më parë
• E. Xh., 24 vjeç
Të dy akuzohen për “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sipas hetimeve paraprake, të dyshuarit kanë hyrë në banesën e shtetasit S. Xh., 49 vjeç, ku pas një konflikti kanë plagosur me thikë dhe kosore tre persona:
• S. Xh., 49 vjeç
• J. Xh., 24 vjeç, i biri i S. Xh.
• E. Xh., 18 vjeç, i afërm i tyre
Të plagosurit u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Berat dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit dhe motivet e tij.