Vlorë – Plagosje me thikë, arrestohet autori i dyshuar
Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “15 Tetori”. Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi A. R., alias Gj. M., akuzohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë 41-vjeçarin Xh. K., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet policore, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, nisën kërkimet për autorin e dyshuar, i cili u kap në një banesë të braktisur në lagjen “Partizani”. Aktualisht, policia po vijon hetimet për të gjetur armën e krimit.
Materialet për rastin janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për procedura të mëtejshme.
Vlorë
Plagosi me mjet prerës (thikë), një 41-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, ku u plagos me mjet prerës, një shtetas, organizuan punën duke ushtruar kontrolle për kapjen e autorit. Si rezultat, pas disa orësh kërkime, u gjet në banesën e vëllait të tij (aktualisht e pabanuar), në lagjen “Partizani”, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
A. R. alias Gj. M., 51 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 01.12.2024, rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e mjetit prerës (thikë) me të cilin është kryer plagosja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.