POLITIKËSTAR CHANNEL

“Braçja mos të hajë shumë m** (miza)”, Zhupa reagon jashtë Kuvendit: Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më një burrec


Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas mbylljes së seancës parlamentare në Kuvend, ku u shpreh se i qëndron fjalëve që tha ndaj ligjvënësit socialist Erion Braçe.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ina Zhupa, në një deklaratë jashtë Kuvendit, u shpreh se nuk lejon asnjë burrë ta ofendojë dhe “jo më një burrec”, referuar Erion Braçes.

Reklama në FieriWeb - “C’EST LA VIE FIER”

Ndërsa iu drejtua deputetit socialist duke thënë se “Braçja mos hajë shumë m** (miza)”, duke shtuar se nuk tremben nga askush nga maxhoranca.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Deputetja Zhupa deklaroi se “nëse ka një fjalor për t’u dënuar është i Ramës, që e ka përdorur m***, si m*** dhe na ka thënë të gjithëve plehra”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ina Zhupa: Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më një burrec së pari.

Së dyti gjithçka që u tha në atë Parlament është publike, i qëndroj fjalëve të mia, i qëndroj 100% asaj që thashë, i qëndroj edhe akuzave për dështimin e kësaj maxhorance në arsim.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Unë asaj interpelance i qëndroj dhe fjalorit, edhe asaj që i thashë Braçes që të mos hajë shumë miza se sinqerisht i qëndrojmë përballë dhe nuk trembemi jo nga Braçe por nga askush tjetër në këtë maxhorancë që di vetëm krimin, ofendimin dhe nëse ka një fjalor për tu dënuar është i Ramës.

Që e ka përdorur m, si m dhe na ka thënë të gjithëve plehra. Të marrin masa për Ramën e Braçen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button