KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjykata e Tiranës konfiskon 7 vila në Tiranë, shpallen fajtor 9 pasona për ndërtim të paligjshëm dhe falsifikim


Gjykata e Tiranës ka konfiskuar shtatë vila në kryeqytet dhe ka shpallur fajtorë nëntë persona për ndërtim të paligjshëm dhe falsifikim

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Njoftimi: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Reklama në FieriWeb - “C’EST LA VIE FIER”

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, konfinskohen shtatë vila dhe shpallen fajtorë për ‘Ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘Falsifikim të dokumenteve’, 9 persona

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë u shpallën fajtorë nëntë persona për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Falsifikim i dokumentevee’ parashikuar nga nenet 199/a dhe 186/3 të Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në kuadër të procedimit penal nr.1285 të vitit 2023, nga ana e organit të prokurorisë u kryer hetime intensive, si marja në pyetje e personave, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerje e ekspertimeve teknike, dhe në përfundim u konkludua se janë konsumuar elemetete veprave penale të parashikuara nga nenet 199/a/3, 186/2, 186/3 në bashkëpunim dhe 300 të Kodit Penal, pasi në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por qërezultoi se dokumetacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rrëme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë.

Në këto kushte, nga ana e prokurorisë u çmua, se ka prova për të proceduar me marjen si të pandehur dhe shpalljen fajtorë, për veprat penale shtetasit si më poshtë:

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

1.         A.P., akitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;

2.         K.B., arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;

3.         M. T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

4.         F.Z., i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

5.         A.T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

6.         M. D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

7.         T.V., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

8.         D.D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”; dhe

9.         A.H, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”

Në përfundim të gjykimit, u vendos dënimi i të pandehurve dhekonfiskimi i 7 vilave të ndërtuara pa leje në ekonomi pyjore nëpërmjet dokumeteve të falsfikuara.

Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosverimeve të enteve publike si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyres” parashikuar nga nenet 186/3 dhe 248 të Kodit Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button