POLITIKËSTAR CHANNEL

Nisma e PS, Balluku: PD e kundërshton dhe s’pranon as ta diskutojë


Kuvendi u përfshi në debate gjatë seancës së sotme plenare lidhur me një projektligj të propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, përmes së cilit falen të gjitha gjobat e paekzekutuara për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shprehet në një postim në rrjetet sociale se propozimi i grupit parlamentar socialist u kundërshtua me forcë nga deputetët e opozitës.

Reklama në FieriWeb - “C’EST LA VIE FIER”

“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste propozon projektligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Deputetët e PD-së kundërshtojnë me forcë dhe nuk pranojnë as ta diskutojnë këtë nismë“, deklaron Balluku.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Nisma e PS, Balluku: PD e kundërshton dhe s’pranon as ta

Në nisje të punimeve të seancës së sotme plenare, kryetarja e Kuvendit, njoftoi se nga 35 deputetë të grupit parlamentar të PS kanë propozuar shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për anulimin e gjobave.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Qeveria miratoi në korrik të vitit 2014, ndryshime në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.

Ligji i ri përcaktonte gjoba deri në 5 milionë lekë dhe kallëzime penale për ata persona që do të ndërtonin pa leje ose do bënin shtesa objektesh.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ndërkohë, deputetë të opozitës u shprehën se projektligji po vinte në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe nuk kishte si qëllim lehtësimin për qytetarët, ndryshe nga sa deklarohej nga qeveria.

Ata theksuan se kryetarja e Parlamentit, nuk kishte zbatuar procedurat për futjen me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për diskutim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button