AKTUALITETSTAR CHANNEL

U vra nga burri në Greqi, kjo është viktima Alba Cenko nga Fieri

Kjo është Alba Cenko gruaja shqiptare që u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj në Greqi i identifikuar si Kastriot Cenko, 39 vjeç, të dy nga Fieri

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Ampelokipi të Athinës pasditen e së enjtes.

Reklama në FieriWeb - “”

Ishte vetë 39-vjeçari që lajmëroi policinë duke treguar se e kishte vrarë bashkëshorten me çekiç dhe trupin e saj e kishte fshehur në papafingo.

I shoqi ka thënë në polici se e ka vrarë për xhelozi, pasi ajo e tradhtonte. Ai tha gjithashtu se e ka vrarë me çekiç por edhe me duar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai pohoi se gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi.

Sipas të njëjtave informacione, policia me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur autorin së bashku me dy fëmijët e tij 9 dhe 12 vjeç në hyrje të pallatit dhe e ka arrestuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button