RAJONISTAR CHANNEL

Zbërthimi i “Sky ECC” në Greqi, zbardhet atentati ndaj sarandiotit Ari Papa në Athinë dhe dhjetëra raste trafiku


Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i djeshëm në Greqi për goditjen e disa grupeve kriminale të përfshira në trafik droge në Shqipëri, Greqi e Spanjë, në atentate dhe pastrim parash. Në dosje mësohet se përfshihen të paktën 21 persona. Sic zbulojnë mediat greke, mësohet se janë zbuluar informacione në lidhje me atentatin e 26 shkurtit 2021 në vendin e quajtur “Stacioni i Larisës” në Athinë, ku u tentua të vritet me armë zjarri shtetasi Ari Papa, 32 vjec nga fshati Dhivër i Sarandës. Ishte ora 20.00 kur Papa ndodhej midis rrugëve “Mixail Boda” dhe “Agorakritou”, kur pasagjerët e një taksie qëlluan me armë në drejtim të tij. Papa mori dy plagë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit ku i shpëtoi vdekjes.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Atentatorët u larguan duke kërcënuar shoferin e taksisë, por më pas e braktisën mjetin së bashku me dy pistoleta dhe sende të tjera. Megjithatë Ari Papa u ekzekutua në 30 maj 2021, në “Sepolia” Athinë teksa pinte kafe në një lokal. Për vrasjen e tij, në mars 2023 policia arrestoi vetëm dy persona që dyshohet se kishi shërbyer si ndihmës të autorëve. Bëhet fjalë për taksistin shqiptar, 47-vjecarin Juljan Ymeri, i cili përdor edhe emrat Ervin e Beniamin dhe mbiemrat Rexhepi e Bethanov dhe një barist grek, ndërsa ekzekutori mendohet se ka ardhur nga Shqipëria.

Reklama në FieriWeb - “C’EST LA VIE FIER”

Nuk dihet se cfarë detaje të reja kanë zbardhur komunikimet në “Sky ECC” lidhur me atentatin e shkurtit 2021, pasi në mars 2021, policia greke tha se e kishte zbardhur atë atentat duke arrestuar 7 persona dhe shpallur 1 në kërkim për trafik droge dhe akuza të tjera, 3 prej të cilëve rezultuan se kishin rol aktiv edhe në atentatin ndaj Papës. Media greke pa u thelluar zbuloi se 3 të dyshuarit për atentatin ndaj Papës ishin shqiptarët “Mili” 38-vjec (nën arrest), “Dorian” 32-vjec (në kërkim) dhe “Landi” 30-vjec (nën arrest). “Mili”, një shqiptar i rrezikshëm ishte i përfshirë dhe një ngjarjen e 20 dhjetorit 2020 ku policia greke gjeti një Kallashnikov në një makinë në Kipseli.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Përvec atentatit ndaj Papës, media greke zbulon se në komunikimet e “Sky ECC” janë zbardhur rreth 70 raste të trafikut dhe shitjes së drogës duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë e Spanjën. Mes personave të përfshirë në komunikime është edhe një i ri shqiptar i ekzekutuar në Shqipëri me shpërthim eksplozivi në automjetin e tij.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në bisedat e zhvilluara gjithashtu ka dëshmi të disa anëtarëve që kanë qenë të burgosur në burgun e Koridhalos dhe që gëzonin privilegje të veçanta, madje duke arritur me ndihmën e zyrtarëve të futnin edhe gra në burgje.

Lidhur me trafikun dhe shitjen e drogës, mësohet se vlera totale e lëndës narkotike që kishte kaluar në duart e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale arrin në 7.200.000 euro. Pastrimi kryej me kompani makinash me qera, me bileta fituese në baste dhe me sistemin Haëala.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kush është Ari Papa

Ari Kosta Papa, i datëlindjes 02.10.1989, nga fshati Dhiver i Sarandës, i njohur me pseudonimin “Ari vogël”, nuk rezulton të ketë fotografi as në rregjistrin e gjendjes civile të Sarandës e Finiqit, por as në sistemin TIMS. Në Shqipëri ai është një “fantazëm”, edhe pse një ish-oficer i policisë së Sarandës, i cili kërkon që identiteti i tij të mbetet i fshehtë, shprehet se: “Arin e vogël e njoh vetëm si emër, por të dhënat e mia e lidhin atë ndoshta me krime të ndodhura në Sarandë në vitet 2005-2006 ose me protagonistë banorë të Sarandës në Athinë në vitet e mëpasshme”.

Megjithatë në Greqi, Ari Papa është një person me background të pasur kriminal. Ai ishte i skeduar për trafik droge dhe grabitje, por ajo që e ngarkonte më tepër historinë e tij ishte tentativa për ta eleminuar fizikisht, edhe jo njëherë, por tre herë, aq sa ai lëvizte rrugëve të Athinës me anti-plumb. Herën e katërt, ata që e deshën të vdekur, ia arritën qellimit. Pak minuta para se ora të shënonte 18.00 në 30 maj 2021, 32-vjecari nga Saranda u qëllua pas shpine 8 herë me pistoletë, teksa pinte kafe në bar “Kayak” në rrugën “Dyrrahu 30” në Sepolia.

Ari Papa ishte tentuar të vritet edhe në 26.05.2019. Ai u qëllua rreth orës 20.40 me pistoletë në kofshë në vendin e quajtur “Stacioni Larisit”. U transportua menjëherë në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku mori ndihmën e parë dhe shpëtoi nga rreziku për jetën. Gjatë kontrollit policia i gjeti në trup një sasi të vogël marijuane.

Ari Papa fillon të mbrohet, duke parandjerë se vdekja i afrohej. Në 25.02.2021 arrestohet nga policia greke në qendër të Athinës duke udhëtuar mbi një patinë elektronike. Ai mbante veshur një anti-plumb, ndërsa në brez kishte një pistoletë turke të llojit Baikal. Cuditërisht policia e lë të lirë. Një ditë më pas, bie sërish pre e atentatorëve të tij. Aty ku u godit në 2019, pikërisht në “Stacionin e Larisit”, aty goditet përsëri në 26.02.2021. Ishte ora 20.00 kur Papa ndodhej midis rrugëve “Mixail Boda” dhe “Agorakritou”, kur pasagjerët e një taksie qëlluan me armë në drejtim të tij. Papa mori dy plagë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit ku sërish i shpëtoi vdekjes.

Atentatorët u larguan duke kërcënuar shoferin e taksisë, por më pas e braktisën mjetin së bashku me dy pistoleta dhe sende të tjera. Papa tha për policinë se ndodhej në vendin e ngjarjes së bashku me dy shokë të tij të quajtur Orlando dhe Ani, të cilët jo vetëm që u larguan me vrap pas ngjarjes, por as e kontaktuan më pas për ta pyetur për shëndetin. Megjithatë policia përfundoi hetimet për ngjarjen në 13 mars duke arrestuar 7 persona dhe shpallur 1 në kërkim për trafik droge dhe akuza të tjera, 3 prej të cilëve rezultuan se kishin rol aktiv edhe në atentatin ndaj Papës. Media greke pa u thelluar zbuloi se 3 të dyshuarit për atentatin ndaj Papës ishin shqiptarët “Mili” 38-vjec (nën arrest), “Dorian” 32-vjec (në kërkim) dhe “Landi” 30-vjec (nën arrest). “Mili”, një shqiptar i rrezikshëm ishte i përfshirë dhe një ngjarjen e 20 dhjetorit 2020 ku policia greke gjeti një Kallashnikov në një makinë në Kipseli.

Megjithatë policia greke e lidh veprimtarinë e Ari Papës me atentatin e parë të ndodhur ndaj tij, pikërisht në 20.07.2007, kur ai ishte vetëm 18-vjec.

Në 20.07.2007 u krye atentati i parë ndaj Ari Papës. Ai u qëllua me armë në kryqëzimin e rrugëve “Liosion” dhe “Sozopoleus” në Athinë. Papa mbeti i plagosur së bashku me shtetasin e huaj Georgio Tarnovalinski. Për policinë greke, sarandioti Papa është i skeduar në këtë ngjarje si Aristidi Pappa.

Për atentatin e parë ndaj Ari Papës si dhe për 10 atentate të tjera dhe 11 vrasje policia greke arrestoi atëherë një grup të rrezikshëm shqiptarësh të përfshirë në historinë e përgjakshme të përplasjes e bandave shqiptare në vitet 2007-2008 në Greqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button