Aksident i rëndë në Byppass- in e Fierit, humb jetën pasagjeri, përfundon te Trauma drejtuesi i mjetit
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Byppass- in e Fierit. Një automjet tip “ BMW” drejtuar nga shtetasi Gentian Çela ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person i cili udhëtonte në automjet dhe është plagosur drejtuesi i mjetit. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësor.
Fier/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Pojan-Vlorë”, shtetasi G. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, ende i pa identifikuar.
Ndersa drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.