Zjarri në parkingun e një karburanti në Levan, Fier. Digjen disa automjete.

Një ngjarje e pazakontë ndodhi gjatë orëve të mesnatës në fshatin Levan, Fier, ku një automjet i parkuar pranë një karburanti, në pronësi të shtetasit R. S., u përfshi nga flakët. Si pasojë, zjarri u përhap edhe në disa automjete të tjera të parkuara pranë tij, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje mbërritën forcat e zjarrfikësve, të cilat arritën të neutralizojnë flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonën e karburantit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje rreth origjinës së flakëve, ndërkohë që përjashtimi i faktorëve të qëllimshëm apo teknike mbetet në qendër të hetimeve.
Fatmirësisht, nuk raportohen dëmtime në njerëz, ndërsa pronarët e automjeteve kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.