Teatri “Bylis” Merr Dy Çmime në Festivalin e Komedisë në Preshevë

Në natën finale të edicionit të XIX të Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë, Teatri “Bylis” i Fierit u nderua me dy çmime prestigjioze. Aktorja Miola Sitaj fitoi çmimin Aktorja më e mirë, për interpretimin e saj të shkëlqyer në komedinë “Ëndërr në Papafingo”, të regjisorit Leka Bungo.

Gjithashtu, Teatri “Bylis” mori Çmimin Special të Festivalit, duke u vlerësuar për përkushtimin dhe cilësinë e punës artistike.

Urimet për këtë sukses i shkuan gjithashtu aktorëve të tjerë të shquar të teatrit: Astrit Hasani, Artan Islami, Ilirda Bejleri, Naun Shundi, Ligoraq Riza, dhe Florian Agalliu, si dhe regjisorit Leka Bungo për drejimin e kësaj shfaqjeje të suksesshme.

Ky sukses i Teatrit “Bylis” është një tjetër dëshmi e kontributit të rëndësishëm të artit teatral shqiptar në skenën ndërkombëtare.