KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në Berat/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur në mesnatë në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur “Dogana”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një automjet, tip ‘Hyundai’, që po qarkullonte në drejtim të qytetit të Beratit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Makina është rrokullisur dhe më pas ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 3 shtetasit që ndodheshin brenda në mjet. Të plagosurit mësohet se janë dy vëllezër dhe një grua, janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Burime nga spitali i Beratit kanë konfirmuar se të plagosurit kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të nxjerrë edhe shkaqet e tij.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button