Vangjeli: Hetimi ndaj Veliaj i nisur nga SPAK dhe i denoncuar nga Këlliçi, janë disa dosje me fraksione

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për zhvillimet në hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga ana e SPAK.
Sipas Vangjelit, hetimi pasurur ndaj Veliajt ka nisur nga SPAK në prillin e vitit të kaluar dhe një ditë më pas është bërë një denoncim nga ish-kandidati për kryebashkiak i opozitës, Belind Këlliçi.
Vangjeli: Vendimi i gjykatës nisur nga kërkesa e prokurorisë afron një detaj më shumë në logjikë, që ka një hetim që ka nisur që në prillin e vitit të kaluar përpara zgjedhjeve lokale 2023, veprim i nisur nga SPAK dhe një ditë më pas ka pasur dhe një denoncim konkret nga kandidati për Bashkinë e Tiranës i opozitës, Belind Këlliçi. Kjo e majit është tjetër, janë disa dosje me fraksion.
Fakti që përmendet dyshime të arsyeshme sipas tyre për përfitime të paligjshme të familjarëve të zotit Veliaj, që janë parë dhe janë gjetur transaksione, fatura dhe rrjet shoqërisë, tregon që ky është një hetim që më së paku mund të akuzohet për ngadalësi dhe e kundërta duket se ka një fokus shumë të fortë për të gjetur një përgjigje.
Edhe kontrollet e bëra në banesat e të afërmve të tij, janë pjesë e një procedure me instrumentet e hetimit, që do parë se çfarë janë zbuluar.