KRONIKËSTAR CHANNEL

Arrestohet 29-vjeçari që shpërndante kokainë pranë gjimnazeve në Fier

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gjurmimi”, duke arrestuar në flagrancë një shtetas të dyshuar për shpërndarje të lëndës narkotike kokainë.

I arrestuari, 29-vjeçari Fladio Hymeri, banues në Fier, dyshohet se shpërndante doza kokaine në zonat pranë gjimnazeve të qytetit. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dhe sekuestruan: një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike kokainë, një mjet prerës (biçak), një grirëse për përgatitjen e drogës dhe një celular.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për hetime të mëtejshme. Policia njofton se do të vijojë operacionet për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale në qytet.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

DVP Fier

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Gjurmimi”.

Arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar që shpërndante kokainë në qytetin e Fierit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që shpërndante doza të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në afërsi të gjimnazeve, në Fier, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasin F. H., 29 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të cilën dyshohet se e kishte siguruar me qëllim ndarjen në doza dhe shitjen e tyre pranë gjimnazeve të Fierit.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një mjet prerës (biçak), grirëse për lëndën narkotike dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button