KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier: Gjendet trup i pajetë pranë spitalit “Memorial”, policia heton shkaqet

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në tokat bujqësore pranë spitalit “Memorial” në Fier. Burime policore bëjnë me dije se viktima është një burrë rreth 55 vjeç.
Banorët e zonës, të cilët kanë tokat pranë vendit të ngjarjes, ishin të parët që pikasën trupin dhe njoftuan autoritetet. Policia dhe ekspertët mbërritën menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet paraprake. Sipas raportimeve fillestare, në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Fierit për ekzaminime të mëtejshme. Policia po punon për të identifikuar viktimën dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.