Vlorë/ Gjendet i vrarë në banesën e tij një 68-vjeçar

Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Vlorës, ku Bashkim Durmishi, 68 vjeç, u gjet i vrarë në banesën e tij në lagjen “10 Korriku”.
Sipas burimeve paraprake, viktima u gjet i dhunuar, i zhveshur dhe me shenja dhune në trup, përfshirë një goditje të fortë në pjesën e nofullës. Hetuesit dyshojnë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një grabitjeje, që më pas ka përfunduar me vrasjen e 68-vjeçarit.
Trupi i viktimës është transportuar në morg për ekspertizë mjekoligjore, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.
Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.