Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë: Katër të lënduar dërgohen në Spitalin e Fierit

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, pranë fshatit Kashishtë, ka ndodhur një aksident automobilistik që përfshiu dy automjete.
Mjeti i drejtuar nga shtetasi F. B., 35 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me një automjet tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi P. H., 24 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, si dhe dy pasagjerët në automjetin “Benz”, shtetasit Xh. Ç., 23 vjeç, dhe V. K., 18 vjeç, të dy banues në Fier.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë, automjeti me drejtues shtetasin F. B., 35 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. H., 24 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët e mjetit tip “Benz”, shtetasi Xh. Ç., 23 vjeç dhe shtetasi V. K., 18 vjeç, banues në Fier, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.




