KRONIKËSTAR CHANNEL

Tre mjekë të Spitalit të Fierit akuzohen për vdekjen e 54-vjeçarit

Tre mjekë të Spitalit të Fierit janë vënë nën hetim për neglizhencë mjekësore, pasi dyshohet se trajtimi i pamjaftueshëm ka çuar në vdekjen e 54-vjeçarit A. Sh. më 3 shkurt 2022.

Komisariati i Policisë Fier ka ekzekutuar masat e caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë, ku mjekët B. Dh. dhe I. Ç. janë pezulluar nga detyra, ndërsa mjeku K. J. është detyruar të paraqitet në Policinë Gjyqësore.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësinë e plotë për ngjarjen.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier ekzekutoi masat e caktuara më datë 21.12.2024, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për 3 shtetas. Konkretisht, për shtetasin:
-B. Dh., 56 vjeç, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”;
-I. Ç., 29 vjeçe, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”;
-K. J., 40 vjeç, masa “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Këta shtetas, me profesion mjekë në spitalin rajonal të Fierit, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të shtetasit A. Sh., 54 vjeç, dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën më datë 03.02.2022.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button