FIERI YNË TVPOLITIKËSTAR CHANNEL
Antoneta Dhima: Festë fundviti me familjen socialiste të Bashkisë Patos

Deputetja e Fierit, Antoneta Dhima, ka zhvilluar një takim festiv me strukturat e Partisë Socialiste të Bashkisë Patos, duke përmbyllur vitin 2024 me gëzim dhe krenari për rezultatet e arritura. Në këtë atmosferë të ngrohtë fundviti, ajo shprehu falënderime dhe urime për të gjithë ekipin, duke e quajtur atë “Skuadra Kampione”.
“Trokitëm gotat për një vit të ri plot suksese, shëndet dhe mbarësi për të gjithë. 2025 na pret me sfida dhe mundësi të reja, por me ekipin tonë të bashkuar, jam e bindur se më e mira është ende përpara,” theksoi Dhima.
Postimi i saj përfundoi me mesazhe optimizmi dhe përkushtimi, duke u bërë thirrje të gjithëve për të qëndruar të bashkuar për Shqipërinë e së ardhmes.
#FestatDuanDashuri
#ShqipëriaEArdhmjaJonë

















