KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Fier-Libofsh, plagoset një drejtues mjeti

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier-Libofsh, në vendin e quajtur Petovë, ku dy automjete janë përplasur. Si pasojë, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit.
Sipas mjekëve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm. Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e Policisë Rrugore, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.