Ndërronë jetë në moshën 88-vjeç ish-kryeministri i Greqisë, Kostas Simitis.

Ish-kryeministri i Greqisë, Kostas Simitis, ka ndërruar jetë, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në politikën greke dhe rajonale. Si lider i Partisë Socialiste PASOK, ai shërbeu si kryeministër i Greqisë nga viti 1996 deri në 2004, periudhë gjatë së cilës vendi përjetoi stabilitet ekonomik dhe integrim të plotë në Bashkimin Europian, përfshirë adoptimin e euros.
Simitis mbahet mend për rolin e tij të moderuar dhe të matur gjatë krizës së Luftës së Kosovës. Gjatë asaj kohe, qeveria e tij ofroi ndihmë për mijëra refugjatë shqiptarë nga Kosova, duke ndërtuar tre kampe strehimi në Shqipëri. Ai u dallua për politikën e tij të ekuilibruar, duke shmangur ekstremizmin dhe duke promovuar solidaritetin.
I arsimuar në Gjermani dhe Britani, Simitis ishte një lider me vizion europian dhe një sens të fortë përgjegjësie. Ai respektoi dallimet dhe u përpoq të ndërtonte ura bashkëpunimi në një rajon të trazuar nga konfliktet.
Largimi i tij shënon fundin e një epoke për politikën greke, ndërsa trashëgimia e tij mbetet si një shembull i lidershipit të matur dhe të përkushtuar ndaj së ardhmes.




